Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë, me moton “Drejtësi, jo Politikë”, do të mbahet një protestë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë për krime të pretenduara lufte.
“Në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt, nën udhëheqjen e shpallësit të saj, Hashim Thaçin, ne paralajmërojmë një protestë paqësore për drejtësi në Prishtinë”, tha Ismail Tasholli nga Platforma “Liria ka Emër”.
Sipas tij, pikërisht tani, “është momenti të ngrihet zëri qytetar në mbrojtje të çlirimtarëve dhe të vetë parimit të drejtësisë”.
Kjo protestë po organizohet në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës që nga 5 nëntori i vitit 2020.