NË NJË LINJË Kryediplomati izraelit flet me Dodik-un për “kërcënimin e islamizmit radikal”

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit është takuar me Dodik-un, me të cilin ka diskutuar për “kërcënimin e islamizmit radikal”.

NË NJË LINJË Kryediplomati izraelit flet me Dodik-un për “kërcënimin e islamizmit radikal”

Milorad Dodik, Gideon Sa’ar dhe Ana Trisiç-Babiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar në Jerusalem me Presidenten e Republikës Srpska – etniteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Ana Trisiç-Babiç, dhe ish-presidentin e RS-së, Millorad Dodik, me të cilët tha se ka diskutuar “kërcënimin e përbashkët të islamizmit radikal në rajonet tona”.

Përmes një postimi në platformën X, Sa’ar takimin me ish-presidentin autoritar të RS-së e quajti “të shkëlqyer”.

“I falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e tyre. E vlerësojmë promovimin e tyre të kujtesës së Holokaustit, në dritën e rritjes së antisemitizmit në Evropë dhe Bosnje e Hercegovinë”, shtoi ai.

Serbët, potencoi kryediplomati izraelit, “janë miq të vërtetë të popullit hebre dhe të Shtetit të Izraelit!”.

Republika Srpska, entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë, vazhdimisht ka ndërmarrë veprime që e minojnë sovranitetin e BeH-së.

Madje, shumë herë, ky etnitet, posaçërisht gjatë kohës kur Dodik ishte President, kanë kërcënuar me shkëputjen e RS-së nga BeH, por edhe kanë shpërfillur vendimet e Përfaqësuesit të Lartë në BeH.

Nga ana tjetër, Izraeli për dy vjet sulmoi ushtarakisht Rripën e Gazës, ku ka vrarë rreth 70 mijë civilë. Aksioni ushtarak i Izraelit në Gaza erdhi pas sulmit të 7 tetorit 2023 të Hamasit në Izrael, i cili la të vrarë qindra njerëz.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin