Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka mohuar që do të intervistohet nga Prokuroria në Serbi, meqë organi i akuzës në Slloveni ka përmbyllur hetimin, por ka vendosur që çështja t’i dorëzohet autoriteteve serbe.
“U mbyll more ajo çështje në Slloveni, ajo punë, po hiqu përrallave”, tha shkurtimisht Berishaj kur është pyetur sot nga VOX Kosova nëse do të ftohet për intervistim.
Në Kosovë, sipas Prokurorisë Speciale, Berishaj dyshohet për shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe raportim të rrejshëm të pasurisë, për çka ishte intervistuar nga më 26 qershor të këtij viti.








