Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës.
Vendimi është marrë me propozim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Sipas komunikatës së Bashkisë së Tiranës, vendimi është marrë në nderim të kontributit dhe rolit të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK-së.
Me këtë vendim, katër ish-krerëve të UÇK-së u është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i kryeqytetit shqiptar.









