Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ditën e nesërme (e premte, 24 prill) e ka shpallur Ditë zie shtetërore. Vendimi u mor pas vdekjes së akademikut, Rexhep Qosja.
“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, shkroi Haxhiu në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten(23 prill) në moshën 89 vjeçare. Varrimi u bë në praninë e vetëm të familjarëve të ngushtë.









