Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën që do të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale për krime të pretenduara lufte.

“Patjetër që po, unë e kam thënë që vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat i kam përkrah gjithmonë dhe prapë do t’i përkrahi edhe si Kryetar i Kryeqytetit edhe si institucion i administratës të Kryeqytetit. Pra, ne përveç që kemi ndihmuar proceset edhe më parë i çmojmë dhe vlerësojmë edhe duhet me i naltësu përtej partive politike, sepse kjo është çështje kombëtare”, ka thënë ai, në një konferencë për media të dielën.

Rama theksoi se ditën e protestës trafiku urban do të jetë pa pagesë. “Do të kemi trafikun urban në shërbim të gjithë qytetarëve pa pagesë, po në atë ditë, pra për me e ndihmu këtë protestë”.