Flora Brovina ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Brovina ka qenë deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo kishte lindur në Skenderaj, në vitin 1949. Brovina është rritur në Prishtinë. Aty ka kryer shkollimin dhe ka studiuar për mjekësi.
Brovina ka qenë aktiviste e të drejtave të njeriut, pediatre dhe poete.
Më 1992 e kishte themeluar Lidhjen e Gruas Shqiptare, që kishte për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Më 20 prill të vitit 1999, Brovina ishte rrëmbyer nga banesa e saj nga forcat serbe.
Ajo ishte dërguar në burgun e Pozharevcit në Serbi, për t’u dënuar më pas me 12 vjet burg.
Por, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, Brovina ishte liruar në vitin 2000.









