Hamasi ka dhënë listën e parë me 20 pengjet e mbijetuara të hënën, një hap kyç në përfundimin e luftës në Gaza nën një armëpushim të ndërtuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka sot ka zbritur në Izrael për të folur para parlamentit të këtij shteti.

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka pranuar shtatë pengje të gjalla të transferuara jashtë Gazës nga Kryqi i Kuq.

“Jam shumë e emocionuar. Jam e gjitha lumturi. Është e vështirë ta imagjinosh se si po ndjehem në këtë moment. Unë nuk kam fjetur gjithë natën”, ka thënë Viki Cohen, nëna e pengut Nimrod Cohen, ndërsa po udhëtonte për në Reim, një kamp i ushtrisë izraelite ku do të transferohen pengjet.

Ushtria ka thënë se Kryqi i Kuq ka qenë në rrugë për të pranuar më shumë nga 13 pengjet e konfirmuara të gjalla, që po pritej të liroheshin të gjithë të hënën.  Trupat e 28 pengjeve të vdekura, do të dorëzohen po ashtu të hënën, ndërsa do të lirohen edhe 2 mijë palestinezë të ndalur në burgjet izraelite.