Kryetari në largim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mbështetur protestën që do të mbahet të hënën kundër ekspozitës për masakrat, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ai ka ftuar bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe të gjithë qytetarët “që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri”.









