“Mos mohoni një të drejtë të fituar”, “Stop diskriminimit institucional”, “Respekto ligjin për gjuhët”, “Ëndrra ime flet shqip, mos ma ndal”, janë vetëm disa nga pankartat e mijëra studentëve shqiptarë që protestuan të hënën në Shkup.

Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentët kanë thënë se kjo është e drejtë e tyre që garantohet me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, duke iu referuar Ligjit për Gjuhë.

Protesta u organizua nga studentët e universiteteve shqiptare në RMV, për t’i thënë “Stop diskriminimit institucional”.

Organizatorët kanë thënë se protesta është e studentëve dhe nuk është e asnjë partie politike.