Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut do të protestojnë përsëri në Shkup më 18 maj, ku do të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Protesta është thirrur nga studentët e tri universiteteve shqiptare në Maqedoni të Veriut: Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore.
Protesta do të fillojë në ora 16:30 para Urës së Gurit në Shkup.
Studentët shqiptarë kishin protestuar më 6 prill, ku kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Studentët kanë thënë se kjo është e drejtë e tyre që garantohet me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, duke iu referuar Ligjit për Gjuhë.
Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, kishte qenë për t’i thënë “Stop diskriminimit institucional”.









