Kategoritë e dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të mërkurën një peticion kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime të pretenduara lufte në Hagë. Ky peticion do t’i drejtohet Gjykatës Speciale.
Nga OVL-UÇK kanë thënë se peticioni është një thirrje e hapur qytetare “në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj”.
Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni.
“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë”.









