Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka përmendur disa emra që, sipas tij, do t’i bënin nder Lidhjes Demokratike të Kosovës nëse do të zgjidheshin kryetarë të partisë.
Duke folur për zgjedhjet e brendshme të LDK-së, që pritet të mbahen në vitin 2027, Hoti ka përmendur Përparim Ramën, Kujtim Shalën dhe Hykmete Bajramin, si dhe dy apo tre emra të tjerë.
Hoti ka thënë se do të angazhohet që procesi zgjedhor brenda partisë të jetë i hapur dhe transparent.
Ai ka kritikuar edhe lidershipin aktual të LDK-së, duke thënë se duhet ta kuptojë se partia nuk mund të vazhdojë me mendësinë e deritanishme.
“Na duhet një kryetar që na bashkon”, ka deklaruar Hoti për Nacionale.









