NË KONAK TË OMANIT SHBA dhe Irani fillojnë negociatat

Ndërsa të dyja palët kanë sinjalizuar gatishmëri për të ringjallur diplomacinë mbi mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore mes Teheranit dhe Perëndimit, Washingtoni dëshiron që bisedimet të përfshijnë edhe raketat balistike të Iranit, mbështetjen për grupet e armatosura në rajon dhe “trajtimin e popullit të vet”, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

NË KONAK TË OMANIT SHBA dhe Irani fillojnë negociatat

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, në Muskat, Oman, më 6 shkurt 2026

Irani dhe Shtetet e Bashkuara këtë të premte kanë nisur negociata për të kapërcyer dallimet e thella lidhur me programin bërthamor të Teheranit, me Omanin që ndërmjetëson mes dy palëve. Megjithatë, një mosmarrëveshje rreth zgjerimit të agjendës rrezikon ta prishë procesin diplomatik dhe të nxisë një konflikt të ri në Lindjen e Mesme.

Ndërsa të dyja palët kanë sinjalizuar gatishmëri për të ringjallur diplomacinë mbi mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore mes Teheranit dhe Perëndimit, Washingtoni dëshiron që bisedimet të përfshijnë edhe raketat balistike të Iranit, mbështetjen për grupet e armatosura në rajon dhe “trajtimin e popullit të vet”, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Irani ka deklaruar se dëshiron që ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, të diskutojnë vetëm çështjen bërthamore në Muskat. Në bisedime pritet të marrë pjesë edhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili ka ndihmuar më herët në ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza.

“Irani hyn në diplomaci me sy hapur dhe me një kujtesë të qëndrueshme për vitin e kaluar. Ne angazhohemi me mirëbesim dhe qëndrojmë të palëkundur në të drejtat tona. Angazhimet duhet të respektohen”, shkroi Araqchi në platformën X të premten.

Një zyrtar iranian i tha Reuters se bisedimet nuk kanë nisur ende zyrtarisht, megjithëse kërkesat e Iranit i janë përcjellë Shteteve të Bashkuara përmes Omanit. Ai shtoi se negociatat indirekte “ndoshta” do të fillojnë pas një takimi mes Witkoff dhe ministrit të Jashtëm të Omanit.

Bisedimet e mëparshme mes Iranit dhe SHBA-së janë zhvilluar përmes diplomacisë ndërmjetësuese.

Udhëheqja klerikale e Iranit mbetet thellësisht e shqetësuar se Trump mund të realizojë kërcënimet për të goditur Iranin, pas grumbullimit të forcave të Marinës amerikane pranë Iranit.

Në qershor, SHBA-ja goditi objektiva bërthamore iraniane, duke u bashkuar në fazat e fundit të një fushate 12-ditore bombardimesh izraelite. Teherani ka deklaruar që prej asaj kohe se ka ndalur pasurimin e uraniumit.

Grumbullimi i forcave detare amerikane, që Trump e ka quajtur një “armadë” masive, ka ndodhur pas një shtypjeje të përgjakshme të protestave mbarëkombëtare në Iran muajin e kaluar, duke rritur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Trump ka paralajmëruar se “gjëra të këqija” ka gjasa të ndodhin nëse nuk arrihet një marrëveshje, duke shtuar presionin ndaj Republikës Islamike në një përballje që ka sjellë kërcënime të ndërsjella për sulme ajrore.

“Ndërkohë që këto negociata po zhvillohen, do t’ia kujtoja regjimit iranian se presidenti ka shumë opsione në dispozicion, përtej diplomacisë, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Irani ka premtuar një reagim të ashpër ndaj çdo sulmi ushtarak dhe ka paralajmëruar vendet arabe fqinje të Gjirit, që strehojnë baza amerikane në rajonin e pasur me naftë, se mund të bëhen objektiv nëse përfshihen në ndonjë sulm. Irani zotëron një nga arsenalet më të mëdha të raketave balistike në Lindjen e Mesme.

Programi i raketave është vijë e kuqe për teheranin

Negociatorët në Oman do të duhet të lundrojnë rreth vijës së kuqe të Iranit sa i përket diskutimit të programit të raketave për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur veprime të ardhshme ushtarake. Teherani ka përjashtuar kategorikisht bisedimet mbi “kapacitetet e tij mbrojtëse, përfshirë raketat dhe rrezen e tyre”.

Në një shfaqje sfiduese, televizioni shtetëror iranian njoftoi disa orë para bisedimeve se “një nga raketat balistike me rreze të gjatë më të avancuara të vendit, Khorramshahr-4”, ishte vendosur në një nga “qytetet e raketave” nëntokësore të Gardës Revolucionare.

Megjithatë, zyrtarë iranianë i thanë Reuters javën e kaluar se Teherani është i gatshëm të tregojë “fleksibilitet në pasurimin e uraniumit, përfshirë dorëzimin e 400 kilogramëve uranium të pasuruar në nivel të lartë (HEU) dhe pranimin e pasurimit zero në kuadër të një marrëveshjeje konsorciumi”.

Irani këmbëngul gjithashtu se e drejta e tij për pasurimin e uraniumit nuk është e negociueshme dhe kërkon heqjen e sanksioneve, të rikthyera që nga viti 2018 kur Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me gjashtë fuqitë botërore.

Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre evropianë dhe Izraeli akuzojnë Teheranin se po e përdor programin bërthamor si mbulesë për përpjekje drejt zhvillimit të armëve. Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Izraeli e ka krahasuar rrezikun e raketave iraniane me atë të programit bërthamor. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha në janar se përpjekja e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore dhe “20 mijë raketa balistike” janë si “dy masa kanceri”.

Ndikimi i Teheranit në të gjithë rajonin është dobësuar ndjeshëm, pasi aleatët e tij rajonalë – të njohur si “Boshti i Rezistencës” – janë shpërbërë ose janë goditur rëndë që nga fillimi i konfliktit Hamas–Izrael në Gaza dhe rrëzimi i Bashar al-Assadit në Siri.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin