Snajperi që vrau aktivistin konzervativ, Charlie Kirk, është ende në arrati edhe pse hetuesit e rastit e kanë vërshuar internetin me foto dhe video të një burri që besohet të ketë kryer vrasjen politike të së mërkurës në universitetin e Utah.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se hetuesit po bënin progres në kapjen e të dyshuarit që shtiu një plumb drejt qafës së Kirk, një autor 31-vjeçar dhe moderator i një podcast-i, i cili ka ndihmuar në rritjen e votës konzervative tek të rinjtë dhe kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët ende po e quajnë njeriun në video një person me interes, jo të dyshuar, por e kanë vendosur atë në qendër të skenës së krimit të universitetit të Utah.
Kirk qe në kampus për një nga evenimentet e tij me studentë për formatin e tij unik me marrje pyetjesh dhe ballafaqim me kundërshtarë në debate mbi çështjet më polarizuese të ditës, përfshirë edhe dhunën me armë e racën. Rreth 3,000 persona kanë marrë pjesë.
Sulmi ka konfirmuar periudhën me numrin më të madh me dhunë politike që nga vitet e 70-ta. Reuters ka dokumentar më shumë se 300 raste të akteve të dhunshme me motive politike nga krahë të ndryshëm ideologjikë që kur mbështetësit e Trump sulmuan Capitol-in e SHBA-ve më 6 janar, 2021.