Diplomatë ndërkombëtarë, përfshirë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, dhe disa nga shefat e tjerë të misioneve të huaja kanë zhvilluar një takim joformal me zëvendëskryeministrin, Glauk Konjufca. Takimi është zhvilluar në objektin e ambasadës italiane në Prishtinë. Sipas njoftimit, aty u diskutua “për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimet politike”.

“Takim joformal i “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga ambasadori Antonini, me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Konjufca, shefave të misioneve dhe Zyrës së BE-së. Bisedimet u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet e brendshme politike dhe kontekstin rajonal”, njoftoi ambasada e Italisë në Kosovë.

Diskutimet u zhvilluan një ditë pasi që në Kosovë u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 07 qershor, e të cilat vijnë pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit të ri.