NË HETIME Policia zbarkon në Agjencinë që menaxhohet nga ministria e Çekos

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës kishte konstatuar se ministri Çeko e kishte emëruar ilegalisht Hakajn drejtor, dhe duke shkelur jo një, por tri ligje.

Dy javë pas raportimit të VOX Kosova, zyrtarë të Policisë zbarkuan në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës që menaxhohet nga Ministria e Kulturës e Hajrulla Çekos.

Ata, intervistuan drejtorin Imer Hakaj.

Kjo është biseda mes gazetarit të VOX Kosova dhe Hakajt:

Zoti Hakaj, a jeni intervistu sot prej Policisë së Kosovës?

Kush jeni ju, më fal?

Unë jam Endrit Dragaj, jam gazetar prej VOX Kosova.

Respekte.

Kalofshit mirë.

Kemi raportu për rastin e juaj.

Të falënderoj për krejt qato që po i bën.

Cila ka qenë arsyeja e prezencës së Policisë sot?

T’u kisha lutë, t’u kisha lutë me mirëkuptu se… keni tejkalu… keni tejkalu çdo sjellje.

Ne kemi raportu veç në bazë të dokumenteve.

Çdo sjellje… çdo sjellje që e ka etika e pavarur.

Me ra… me ra pre e një njeriu të tillë, një zyrtari të tillë, edhe për juve është shumë e keqe. Mbane në mend.

Ne kemi raportu veç në bazë të dokumenteve. Të vendimeve zyrtare.

Asnjë dokument.

Ke keqpërdorë, ke keqpërdorë të drejtën tane. Si gazetar.

A kanë qenë…

a kanë qenë…

A kanë qenë vendime zyrtare?

Vendime zyrtare që ti je emëru kundërligjshëm?

I ki vendimet.

Vendimet janë, po, që je emëru kundërligjshëm.

Dhe kundërligjshëm ishte. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës kishte konstatuar se ministri Çeko e kishte emëruar ilegalisht Hakajn drejtor, dhe duke shkelur jo një, por tri ligje.

Kishte konstatuar, se para Hakajt në pozitën në fjalë do të duhej të caktohej dikush që me pozitë ishte më lartë në Agjenci dhe që i takonte të vinte në krye, e jo të katapultohej një individ nga një Drejtori tjetër, ajo e Trashëgimisë Kulturore.

E urdhëronte Çekun ta shkarkonte mikun e tij. Por ministri s’do të ndalej me kaq.

Për t’u bërë kinse po e respektonte vendimin e Këshillit, ai më 21 nëntor shkarkoi Hakajn.

Paraditen e 25 nëntorit e emëroi në një Drejtori tjetër në Agjenci. E pasdite, e ktheu si Drejtor Ekzekutiv.

Krejt kjo, dyshohet se u bë përmes presionit ndaj një zyrtareje aty, e cila në vaj kishte rrëfyer gjithçka për VOX Kosova.

Ministri kishte arsye ta sakrifikonte veten për Hakajn. Kjo ngase ky, kur Çeko përballej me Përparim Ramën për sheshin George Bush, merrte bajrakun e betejës e përballej vetë me kryetarin e Prishtinës.

Për krejt këtë që ka ndodhur, Prokuroria ka nisur tashmë hetimet.

Gjithashtu, në pyetje janë marrë edhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin