I shoqëruar nga nëna e tij, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka votuar në Gllogjan (Deçan), në vendlindjen e tij.

Haradinaj ka thënë se është ndjenjë e mirë që të votojë aty ku i ka votuar babai i tij.

“E kreva obligimin tim qytetar, së bashku me nanën, Suzanën, Antigonën, një pjesë të familjes në Gllogjan, Anita e Gjini në Prishtinë. Kuvendet komunale, kryetarët, kanë shumë rëndësi. Vendosni, votoni. Për shkakun nuk po foli më. Qenka ndjenjë e mirë me votu në vendlindje, më ka votu baba, familja. Pata përjetim të mirë”, deklaroi ai.