Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për mënyrën se si po e kundërshtojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Kuçi tha se protestat dhe aksionet politike, përfshirë edhe hedhjen e vezëve, nuk kanë vlerë pa një kauzë dhe ide të qartë politike.
“Ne mundemi me gjuajt me ve për çdo ditë. Nëse ajo ve, ato ve, ai aksion politik nuk ka kurrgjë në atë çka ti e ke proklamu krejt këto vjet, nëse nuk ka kurrgjë brenda idesë tonë politike, ai aksion politik ka me mbet si kurrgjë hiç”, tha Kuçi.
Ajo deklaroi se PSD-ja do të vazhdojë kundërshtimin e saj, ndërsa kritikoi partitë opozitare për qasjen ndaj Kurtit.
Sipas Kuçit, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kundërshtojnë Kurtin kryesisht kur ai nuk pranon ta ndajë pushtetin me to.
“Unë besoj që përderisa s’ka opozitë, vendi ka me u bashku rreth një opozite që qëllim e ka demokracinë”, tha ajo.
Kuçi shtoi se, sipas saj, në rastet e pushteteve autoritare nuk duhet të ketë koalicione me pushtetin.
“Këta nuk e kanë qëllim demokracinë, sepse kudo në botë, në secilin libër që u shkrua, kudo që bota ka njohur rastet të një pushteti autoritar, e ka parë që me autoritar asnjëherë nuk ka koalicion”, deklaroi Kuçi.









