Fatos Nano, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore. Ai është i hospitalizuar në një spital privat në Tiranë.

Sipas mjekëve që po kujdesen për gjendjen e Nanos, ish-kryeministri është i shtrirë që që disa ditë në spital, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

“Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rendë, me prognozë të rezervuar”, kanë njoftuar nga spitali ku gjendet Nano.

Nga ana tjetër, familja e tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë kërkuar në këto momente të rënda për ta qetësi dhe janë shprehur të rezervuar për mediat.