Në garën për siguri kibernetike “European Cybersecurity Challenge”, Kosova është radhitur e fundit në listë.
https://scoreboard.ecsc2026.de/#scoreboard
Specifikisht, në vendin e 42-të. Në këtë garë, nga Ballkani, Shqipëria e ka zënë vendin e 17-të, ndërsa Serbia vendin e nëntë.
Në vendin e parë ka dalë Gjermania, me 5,292 pikë.
Kosovën në këtë garë e ka përfaqësuar “Kosova Cyber Team”, ndërsa gara është mbajtur nga 12 deri më 16 tetor 2026 në Bochum të Gjermanisë.
Këta përfaqësues kishin arritur t’i zgjidhnin tri probleme, ndryshe nga vendi i parë, në këtë rast Gjermania, që i kishte zgjidhur 16.
Kosova këtë vit ka arritur të marrë 327 pikë.









