Një person me inicialet Z.S, është arrestuar nga hetuesit policorë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, pasi që dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.
Aty thuhet se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim.









