Një person me inicialet J.R.I, është arrestuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, pasi që dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R.I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, Policia dhe Prokuroria theksojnë se do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.