Policia e Kosovës në kuadër të veprimeve hetimore ka arrestuar nëntë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç njoftohet, operacioni është zhvilluar të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, në Zubin Potok.

“Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potok-ut ka zhvilluar operacionin e koduar si ‘Dosja 23’. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatën për media të Policisë.

Ata kanë theksuar se ky operacion policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.