Ndyshe nga hera e kaluar kur Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun si kandidatë për President, kësaj here kur kandidate janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, deputetët e LVV-së së bashku me minoritetet kanë filluar të hedhin votat e tyre në kuti për President.
Me 5 mars kur ishte tentimi i parë për President procedura kishte shkuar vetëm deri tek votimi për prezencë dhe me arsyetimin se nuk ka kuorum këto kandidatura kishin dështuar.
“Nuk ka kuorum për ta vazhduar këtë seancë. Disa herë u bëra thirrje deputetëve të vijnë dhe të jenë të pranishëm, por ata nuk janë të pranishëm dhe kështu nuk i kemi 2/3 e deputetëve. Nuk mund të vazhdojmë me votimin”, kishte deklaruar Haxhiu.
Te rasti i natës së sotme (27.04) Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka ndryshuar procedurën duke filluar votimin për Presidente, ndonëse në sallë mungojnë 2\3 e deputetëve.









