Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka quajtur “hap të rëndësishëm” marrjen e detyrave të 20 kryetarëve të komunave që dolën nga zgjedhjet lokale, duke vënë theks të veçantë tek të zgjedhurit serbë të katër komunave veriore. Siç thotë BE, një zhvillim i tillë është “angazhim konstruktiv”.

“Sot kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave morën detyrën në 20 komunat e Kosovës pas zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. Bashkimi Evropian mirëpret dorëzimin pa probleme të pushtetit komunal, përfshirë edhe në 4 komunat veriore. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, thanë përfaqësues të Bashkimit Evropian përmes një deklarate për media.

Sot(e premte, 05 dhjetor) u betuan 10 kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe, katër prej të cilave në veri të Kosovës.