Ardian Gjini pritet të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër të vendit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen më 07 qershor. Në konferencë për media pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, Gjini tha se “është i propozuar për të parin e Qeverisë dhe për bartës të listës, por që do të pritet vendimi i Këshillit Drejtues të Partisë”.
“Aleanca është tu u bë gati për një betejë. Ajo betejë nuk ka të bëjë me pranga ose me kurrgjë tjetër, ajo betejë ka të bëjë me ja dhënë Kosovës një qeveri normale. Një qeveri që i ka fjalët e buta e punët serioze, të sakta”, tha Gjini para gazetarëve.
Ardian Gjini pritet që së shpejti të marrë edhe timonin e partisë, pasi që kryetari i deritanishëm i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar tashmë se nuk synon të kandidojë më për këtë pozitë.









