Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë ndryshime në udhëheqjen e stacioneve policore në Pejë, Klinë dhe Prizren.

Kapiten Faik Jahmurataj është emëruar në krye të stacionit policor në Pejë.

Në Klinë, detyrën e komandantit të stacionit policor e ka marrë kapiten Enis Lluka.

Lëvizje ka pasur edhe në Prizren, ku kapiten Afrim Sylaj është emëruar në pozitën e re në Qendrën Rajonale Operative në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë.

Këto ndryshime thuhet se vijnë pas zhvillimeve të fundit në këto qytete, si pjesë e përpjekjeve për ristrukturim dhe forcim të udhëheqjes në nivel lokal.