Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka humbur zgjedhjet në Obiliq. Atje janë numëruar 100 për qind e votave. Gjithashtu, Gashi, që ka udhëhequr me këtë komunë deri tash ka dhënë dorëheqje nga partia.

Gashi humbi përballë kundërkandidatit nga Vetëvendosjes, Halil Thaçi, i cili fitoi 51 për qind të votave. Kandidati i LDK-së ndërkaq mori 48.91 për qind.

Në raundin e parë, Thaçi u rendit i dyti me mbi 200 vota më pak se Xhafer Gashi.