Çmimet e derivateve të naftës janë rritur sërish sot.
Sipas të dhënave që ka publikuar Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit çmimi i naftës sot është 1,91 euro për litër, i benzinës 1.47 euro për litër. Ndërsa, i gazit 0.82 cent për litër.

Çmimi i naftës sot është më i lartë se që ishte dje.
Nafta të mërkurën ishte 1.89 euro për litër, 2 cent më lirë se sot. Benzina ishte 1.46 euro për litër, ndërsa gazi 0.77 cent për litër.
Rritja e çmimit të naftës në Kosovë po bëhet edhe në një kohë kur çmimet e derivateve të naftës në tregjet globale kanë rënë ndjeshëm, pasi që Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën marrëveshje për armëpushim dy javor dhe hapje të Ngushticës së Hormuzit.









