Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se subjekti i saj ka fituar më së shumti komuna pa balotazh, si dhe në më së shumti komuna “është në balotazh”. Në një konferencë për media tha se edhe në Prishtinë, Uran Ismaili ka dalë i dyti, ndryshe nga siç thonë EXIT POLL-et që e vendosin të tretin atë.
“Me gjithë respektin për EXIT Poll-et, e vërteta është në kutitë e votimeve. Në Prishtinë, kandidati ynë për kryetar, Uran Ismaili, jemi të bindur se është në balotazh. Këtë na e konfirmojnë ekipet tona nga terreni dhe matjet tona të brendshme”, tha ajo.
“Sonte pas mbylljes së vendvotimeve në të gjithë Kosovën, dua t’iu them . Kam kënaqësinë se PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve. PDK ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më së shumti komuna në balotazh. Po ashtu PDK ka marrë më së shumti vota partiake duke u konfirmuar si forca politike me më së shumti asamblistë në Kuvende komunale”, shtoi.









