Kryesia e PDK-së ka mbajtur mbledhje për të diskutuar zhvillimet politike, por në fund ka dalë se kishte edhe një arsye tjetër për takim: t’i ndante mirënjohje vetes.

Kryesia ka vendosur ta falënderojë Grupin Parlamentar të PDK-së për angazhimin në “mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike”.

Pra, PDK-ja ka vlerësuar punën e PDK-së, duke i shprehur grupit parlamentar të PDK-së mirënjohje për mbrojtjen e Kushtetutës.

Në komunikatë, partia ka thënë se janë evidente shkeljet e Kushtetutës dhe se do të vazhdojë betejën për mbrojtjen e rendit kushtetues.

Ndërkohë Zyra për Informim ka shpjeguar se “nuk është fjala për kurrfarë ndarje mirënjohjesh, por shprehje të mirënjohjes për anagzhimin e deputetëve, sepse mbi 90% e tyre nuk janë më pjesë e kryesisë, “.