Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon një nga ndeshjet më historike që prej se ekziston. Ndeshja kundër Sllovenisë i siguron Kosovë play off-in për botërorin e vitit 2026, nëse përfundon me të paktën një barazim.
Në anën tjetër, një rezultat në favor të Suedisë ndaj Zvicrës lë të hapur ëndrrën për kualifikim direkt në ndeshjen kundër Zvicrës, që po shihet si finale në Fadil Vokrri.
Skuadra e Kosovës është e gjitha në dispozicion pa asnjë mungesë, ndërkaq Benjamin Sesko, sulmuesi slloven që luan për Manchester United, e vështirëson situatën për sllovenët.
Trajneri Franco Foda dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, kanë folur dje për media. Të dy janë shprehur optimistë për fitore, me Muriqin që iu kundërpërgjigj komenteve të trajnerit slloven, i cili tha se edhe pa Seskon do të fitojnë kundër Kosovës.
“Tabela tregon që Kosova ka bërë më mirë se Sllovenia, nuk e di ku e ka marrë atë vetëbesim. Edhe ne jemi ambicioz. Ne kemi katër pikë më shumë se Sllovenia momentalisht. Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit. Siç shpresojnë e gjithë Kosova për mua, edhe unë shpresoj që të shënoj gol ndaj Sllovenisë”, ka thënë Muriqi.
“Detajet do të vendosin nesër. Në ndeshjen e parë kemi luajtur mire të dy skuadrat, por edhe kujdesshëm”, tha Foda.









