Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se nga Inspektorati Mjedisor janë rrënuar pesë objekte të ndërtuara në pronë publike në afërsi të Liqenit të Radoniqit.
“Rrënohen 5 objekte të ndërtuara në pronë publike në afërsi të Liqenit të Radoniqit! 5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri”, shkroi Pacolli në Facebook.
Ajo theksoi se me aksione të tilla “do të vazhdojmë për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës”.
“Uji është pasuri që duhet ta mbrojmë për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme”.









