Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se për 16 muaj ka ngritur 139 aktakuza ndaj 142 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje” për periudhën kohore 1 vit e 4 muaj.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik për gjashtëmbëdhjetë (16) muaj ka ngrit njëqindetridhjetenëntë (139) aktakuza, ndaj njëqindedyzetedy (142) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Siç njoftohet, gjatë vitit 2025, janë ngritur 112 aktakuza, ndaj 113 personave.

“Kurse, për periudhën kohore janar – prill 2026, pas veprimeve hetimore nga kjo prokurori janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, ndaj njëzetenëntë (29) personave për veprën penale të lartcekur”.

Prokuroria theksohet se mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale, me theks të veçantë ndërtimet pa leje, “duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe ligjore ndaj çdo personi që vepron në kundërshtim me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së rendit juridik dhe interesit publik”.