Valon Prebreza i Vetëvendosjes ka fituar garën në Fushë Kosovë kundrejt kandidatit të LDK-së, Besnik Osmani.

Me 100 për qind të votave të numëruara, Prebreza ka marrë 54.99 për qind apo 10 mijë e 583 vota, ndërsa Osmani 45.01 për qind apo 8 mijë e 664 vota.