Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me medalje të meritave futbollistët e Kombëtares së Kosovës. Medalja e Osmanit vjen një ditë pasi që Kosova u mposht nga Turqia me rezultat minimal në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e cila do ta kualifikonte Kosovën në Kampionatin Botëror po të fitonte.

“Me medalje presidenciale të meritave, me motivacionin për përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, për krenarinë që i kanë dhënë shtetit tonë, si dhe për arritjen në fazën finale të kualifikimeve për Kampionatin Botëror”, ka thënë Osmani gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes.

Ajo tha se me këtë dekoratë, Kosova “e nderon punën, mundin, djersën e secilit prej jush”. “E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha e nderon krenarinë që ja keni dhënë secilit shqiptar, pavarësisht se ku jeton”.

Pavarësisht humbjes ndaj Turqisë, e para vendit u tha lojtarëve se do të mbeten “në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni dhuruar popullit tonë”.