Rumania dhe aleatët e tjerë të NATO-s janë njoftuar se SHBA-ja po planifikon të zvogëlojë numrin e trupave të stacionuara në krahun lindor të Evropës, përfshirë edhe ushtarë që planifikoheshin të stacionoheshin në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu të Rumanisë, ka bërë me dije ministria e mbrojtjes e Rumanisë këtë të mërkurë.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, i kishte treguar qysh më herët aleatëve evropianë se duhen të marrin më shumë përgjegjësi në ruajtjen e sigurisë së tyre, ndërsa SHBA-ja po fokusohet çdo ditë e më shumë në kufijtë e vet dhe rajonin indo-paqësor.
“Vendimi amerikan është për të ndaluar rotacionin në Evropë të një brigade që kishte elemente në disa vende të NATO-s”, ka njoftuar ministria rumune e mbrojtjes.
Tutje, ministria ka thënë se vendimi pritej për shkak të ndryshimeve në prioritetet e Washingtonit, por se rreth 1000 trupa amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Rumani.
Nuk ka pasur ndonjë koment nga NATO.









