Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Sheshin “Skënderbeu”, për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas dënimit të tyre nga Gjykata Speciale.
Kjo është nata e tetë që qytetarët janë duke protestuar, që nga dita kur Specialja shpalli aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.
Më 16 shtator, ish-krerët e UÇK-së u dënuan me rreth 1 shekull burgim.
Ata u dënuan me 81 vjet burgim gjithsej.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.
Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.
Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.
Që nga shpallja e aktgjykimit, për të tetën natë me radhë, ata nuk janë ndalur duke kërkuar drejtësi për çlirimtarët.








