Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Sheshin “Skënderbeu”, për të protestuar kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është nata e 15-të që qytetarët janë duke protestuar, që nga dita kur Specialja shpalli aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.
Protestuesit, ndër të tjera, po kërkojnë që të procesohet me Projektligjin për Dhomat e Specializuara.
Më 16 shtator, ish-krerët e UÇK-së u dënuan me rreth 1 shekull burgim.
Ata u dënuan me 81 vjet burgim gjithsej.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.
Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.
Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.









