Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para fillimit të protestës së paralajmëruar për orën 21:00 kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në shesh është sjellë edhe një flamur gjigant kombëtar, me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa protestuesit kanë brohoritur “UÇK” dhe “Liri për çlirimtarët”.

“Pavarësisht që ka kohë që të fillojë protesta e paraparë në ora 21:00, qindra protestues janë mbledhurnë sheshin ‘Skënderbeu’, ku kanë filluar veçse brohoritjet e para duke thirrur UÇK.

Në mesin e protestuesve ka persona të grupmoshave të ndryshme, ndërsa qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, disa rrugë në qendër të Prishtinës kanë filluar të bllokohen, ndërsa turma vazhdon të zgjerohet.