Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka akuzuar dy figura të Lëvizjës Vetëvendosje se i kanë kapur me drogë.

Njëri nga ta, Egzon Azemi, deputet i legjislaturës së fundit e madje edhe kësaj të radhës në Kuvendin e Kosovës.

Tjetri, Besnik Mujeci i arrestuar për trafikim të narkotikëve në Shqipëri më 2023.

Ai të dyve në një status në facebook iu ka referuar si “sorra” e të cilët maskohen si shqiponja diaspore duke ju referuar pjesmarrjës së tyre në protestat kunder Edi Rames në Tiranë.

“Tansparenca e Protestës identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, ka shkruar Balla në Facebook.

Madje ai e ka bashkëangjitur edhe një video ku shihet një fotografi e Egzon Azemit së bashku me Besnik Mujecin.