Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nënshkruar vendimin për caktimin e marzhës së fitimit për naftëtarët, në ditën kur nga vetë naftëtarët u paralajmërua lirimi i çmimit të derivateve.

“Është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien”, thuhet në njoftim të MINT-it.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar është 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe deri në 12 centë për litër për shitjet me pakicë. Vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut.