Hulk Hogan, sportisti dhe përformuesi amerikan që garonte në mundje profesionale, ka vdekur në moshën 71 vjeçare, ka njoftuar World Wrestling Entertainment (WWE).

“WWE është e mërzitur për lajmin se Hulk Hogan ka ndërruar jetë,” WWE ka shkruar në një postim në rrjete sociale të enjten. “Një nga figurat më të njohura të pop kulturës, Hogan ndihmoi WWE të mëbrrijë njohje ndërkombëtare në vitet 80-të. WWE shpreh ngushëllime për familjen, shokët dhe fansat.”

Tani vonë, Hogan u fut edhe në politikën amerikane duke e përkrahur kandidaturën e Donald J. Trump për President në vitin 2024. “Lëreni Trumpmaninë të shpërndahet çmendurisht!” tha ai gjatë një fjalimi në Konventën Nacionale të Republikanëve derisa shkeu maicën e tij. “Lëreni Trumpaninë të udhëheqë përsëri!”

Ai u bë ndër atletët e parë të WWE që përdori famën dhe suksesin e tij si mundës për të ndjekur karrierë në Hollywood, duke u shfaqur në filma si: Rocky III dhe Santa with Muscles.

WWE is saddened to learn WWE Hall of Famer Hulk Hogan has passed away.

One of pop culture’s most recognizable figures, Hogan helped WWE achieve global recognition in the 1980s.

WWE extends its condolences to Hogan’s family, friends, and fans.

— WWE (@WWE) July 24, 2025