Eskorta në përcjellje zyrtare e presidentes Vjosa Osmani është parë sot të kalojë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në mediat shqiptare u aludua se ajo do të marrë pjesë sot në protestën për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahet në Tiranë me fillim prej orës 17:00, mirëpo kjo po del të mos jetë e vërtetë. Burimet brenda Presidencës, VOX Kosovës i kanë thënë se ajo nuk do të jetë e pranishme në tubim.

Para pak ditësh, ajo i doli në përkrahje kësaj proteste derisa theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri.

“E mbështes këtë protestë dhe kam mbështetur secilën protestë e cila thërret për drejtësi”, tha Osmani para gazetarëve.

Presidentja theksoi se qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë tjetër pos drejtësi. “Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, shtoi.