Seanca për formimin e Qeverisë së re me mandatar Albin Kurtin, Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka filluar.

Në këtë seancë janë duke marrë pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe e të komuniteteve jo shumicë joserb.

Ata të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës nuk kanë shkuar në seancë.

Pak më herët, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Këto zhvillime po ndodhin pasi që Haxhiu, ndonëse pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e shpalli të konstituuar Kuvendin.