Në gjashtë qendra të votimit në Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan ka pasur probleme me energjinë elektrike.
Kështu ka njoftuar në një konferencë për media Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, teksa ka njoftuar se për këtë është njoftuar KEDS-i.
“Sipas raportit të orës 11:00 në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 qendra të votimit, në 6 komuna, Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan”, tha Radoniqi
Ai gjithashtu ka treguar edhe për njoftimet që janë pranuar nga komuna e Rahovecit, ku janë vërejtur fletëvotime me shenja të dukshme tek numrat.









