Kandidati i ri për deputet nga rradhët e Lëvizja Vetëvendosje, Hoxhë Osman Musliu, ka refuzuar të përgjigjet lidhur me qëndrimin e tij për Kodin Civil dhe martesat e gjinisë së njëjtë.
Ai është pyetur nga VOX Kosova, nëse ka biseduar me Albin Kurtin për çështjen e Kodit Civil dhe çfarë qëndrimi do të mbajë në Kuvend.
“Jam pak nxan, faleminderit”, u përgjigj shkurt Musliu.
Vetëvendosja është partia që e ka sjellë në Kuvend, Kodin Civil, por nuk ka arritur ta kalojë për shkak të kundërshtimeve brenda Grupit Parlamentar të tyre.
Ndërkohë Kryeministri Kurti ka qenë vazhdimisht përkrahës i Komunitetit LGBTQ+, e dëshmuar kjo edhe me prezencën e tij të rregullt në Paradat e Krenarisë në Prishtinë.








