Hamas ka liruar 20 pengjet e gjalla të hënën nën marrëveshjen për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, gjë që përbën një hap shumë të madh në përfundimin e luftës dy-vjeçare në Gaza.

Ushtria e Izraelit ka deklaruar se ka pranuar të gjitha pengjet që ishin konfirmuar se ishin gjallë pas transferimit që Kryqi i Kuq u bëri nga Gaza në Izrael.

Autobusë që po bartnin palestinezë të liruar nga burgjet e Izraelit po ashtu arritën në Gaza, ka njoftuar për Reuters një zyrtar i përfshirë ne operacion.

“Qielli është i qetë, armët janë të shurdhra, alarmet janë të ndalura dhe dielli po lind në Tokën e Shenjtë që përfundimisht është në paqe”, ka deklaruar Trump.

Megjithatë, pengesa të mëdha mbesin në krijimin e kushteve të përshtatshme edhe në zgjidhjen e konfliktit të Gazës, lëre më një marrëveshjeje për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë ose konflikteve të tjera në Lindjen e Mesme.