Jetesa e Njësive Speciale të Policisë  në ambiente të fëlliqura e kancerogjene po vazhdon të mos i pengoj Vetëvendosjes.

Përballja me realitetin e mundësia për të përmisuar gjendjën e Policëve elitarë në Kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë u pamundësua sërish nga ta.

Krejt anëtaret e saj votuan kundër vizitës në “Belvedere” pas propozimit që kishte bërë Albana Bytyqi e AAK-së, pas pamjeve të publikuara në VOX Kosova.

“Nuk kam marrë asnjë përgjigje, kisha pas qejf me ditë a ka ndonjë përgjigje a jo. A pajtohet komisioni me shku ne në vizitë apo jo. Që jo, ta dimë se ne mundemi me shku edhe vet”, tha Bytyqi nw Komision.

Arsyetimi i Kryetarit të Komisionit ishte banal.

“Aty ka gjëra që nuk janë për publikun dhe për të shkuar çdo deputet i cili, ju e dini, por unë po flas që është e drejtë e deputetit me bë kërkesë, por. Unë nuk pajtohem që si komision të shkojmë të gjithë aty”, tha Mefail Bajqinovci.

Paramendojeni, anëtarët e Komisionit për Siguri e Mbrojtje po pretendohet se kanë qasje të kufizuar në ndëkohë, hiç më larg se në fund të marsit, inspektorët sanitar shkuan aty e mbyllën disa hapësira për shkak që nuk i plotësonin kushtet për jetesë aty.

Ky refuzim që do të mundësonte përmisimin e gjendjës së Policëve Special të Kosovës nuk mund të përkthehet ndryshe pos pranim i krejt atyre çka ka raportuar VOX Kosova që nga 11 marsi.

Pushteti me buxhet të planifikuar që nga viti 2024 refuzon të ndërtoj objektin që do të siguronte mirëqenje për zyrtarët që në 2023-tën pamundësuan aneksimin e një pjese të Kosovës.

Por kaq është interesi i tyre, të përdorën maksimalisht në fushata e në realitet i ngrisin duart kundër kur është momenti që të rregullohet mirëqenja e tyre.

E përderisa  deputetët e Vetëvendosjës e shohin si të padenjë të vizitojnë kampin, janë pikërisht ata që kanë votuar problematikun e Listës Serbe, Slavko Simiç si anëtar Komisioni për Siguri e Mbrojtje që ka qasje në informacione të ndjeshme të sigurisë në Kosovë.